Lajme

Grenelli reagon ashpër ndaj shkrimit të REL-it për Thaçin: Po e paguajmë për raportime të rrejshme

Emisari për misione të veçanta në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar ndaj një shkrimi të Radios Evropa e Lirë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drejt fundit.

REL-i në versionin anglisht të shkrimit ka raportuar se pas më shumë se dy vjetësh dëgjimi dhe dëshmi nga 125 dëshmitarë, prokurorët pritet të përshpejtojnë rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenelli ka reaguar ndaj fjalisë së parë të këtij shkrimi.

“Dy vjet? Jo. Krimet e supozuara janë nga viti 1998. Gjykata nisi në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020. Kjo gazetare duhet të shkarkohet menjëherë”, ka shkruar Grenelli në reagimin e tij në rrjetin social “X”.

Ai ka thënë se turp duhet t’u vijë Radio Evropës së Lirë dhe Gjykatës së Hagës.

“Kush po i redakton këto storje të REL-it?”, nis reagimin Grenelli.

Grenelli ka thënë se taksapaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe REL-in.

Po paguajmë për gjykime false dhe raportime false për procesin gjyqësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button