Gucati i ashpër ndaj Kurtit: Duhet me përzënë nga varrezat e dëshmorëve, nuk e ka në shpirt as Adem Jasharin

Kryetari i OVL së UÇK-së ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për gënjeshtra e mashtrime. Sipas tij, ai duhet përzënë nga familjarët e dëshmorëve kur të shkon për vizitë tek varrezat e dëshmorëve.
Gucati ka ftuar familjet e dëshmorëve që nëse nuk duan ata, mund të merr personalisht inciativë për këtë veprim.
“Ne e kem ditë që nuk vjen Albin Kurti në Hagë. Në një emission televiziv, ai ka rënë shumë poshtë si kryeministër, duke thënë që të fala po i bëj Rexhës dhe askujt tjetër, a nuk është poshtërsi kjo. Marria tjetër është kur ka thënë se nuk kam dashur që të plotësoj aq shumë formularë, këto janë gënjeshtra. Ai nuk i ka në shpirt as Hashim Thaçin, as dëshmorët e as Adem Jasharin, po të isha si familjarët e dëshmorëve unë do ta kisha përzënë nga varrezat e dëshmorëve. Unë i kisha pri i pari, se nuk ka bërë asgjë për familjarët e dëshmorëve e as për invalidë e aq ma pak për veteranët”, ka deklaruar Gucati.
Gucati ka thënë se Kurti ka gënjyer shumë gjatë karrierës së tij në politikë.
“Kur më ka vizituar në zyrën time, më ka thënë se nëse unë bëhem kryeministër asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk do të shkoj në Gjykatë Speciale, kam qenë me Migjen Shalën e Faton Klinakut si dëshmitarë. Shumë bre ka rrejtë, për çdo sen ka rrejtë. Ai këtë përkrahje po e merr se ka bërë një propagandë 15 vjeçare, e i ka bind edhe mërgimtarët”, është shprehur ai.