Lajme

Hagë: Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt

Gjykatësja e procedurës paraprake ka vendosur që të vazhdojë paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, lidhur me aktakuzën për pengim të administratës së drejtësisë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, gjatë konferencës së saj javore të mbajtur të enjten.

Përveç kësaj, Griep njoftoi se në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë pasur zhvillime të rëndësishme gjatë muajve mars dhe prill, kështu duke shtuar se më 26 mars, trupi gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të japë dëshminë e tij përmes video-lidhjes, për arsye shëndetësore dhe sigurie, vendim ky që u bë publik më 4 prill.

Gjithashtu, më 3 prill, i njëjti trup gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të pranuar si provë deklaratën me shkrim të një dëshmitari, pa pasur mundësinë që pala tjetër ta ndërhyjë në pyetje.

Kjo deklaratë u konsiderua relevante dhe e mbështetur nga dëshmitarë të tjerë të cilët janë marrë në pyetje nga mbrojtja, duke theksuar se ajo nuk lidhet drejtpërdrejt me sjelljen e të akuzuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button