Lajme

Haradinaj takon ambasadoren kanadeze në Kosovë: Kanadaja mbështetëse e fuqishme e demokracisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se me ambasadoren Blitt kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, shkëlqesinë e saj Jessica Blitt. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, me fokus të veçantë në mundësitë e reja për bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë.

“Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës dhe një mbështetëse e fuqishme e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit tonë, me kontribut të vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën tonë drejt NATO-s”, është shprehur tutje Haradinaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button