Lajme
Hasani thotë se Osmani do të “shkelte Kushtetutën” nëse s’ia jep fare mandatin partisë së dytë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nëse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë në rast se partia e parë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, një veprim i tillë do të përbënte shkelje të Kushtetutës së vendit.
“A mund të ndodh që Presidentja nuk ja jep fare mandatin partisë së dytë në rast së partia e parë dështon t’i sigurojë numrat për formimin e institucioneve?”.
“Nëqoftëse Vjosa Osmani e bën atë, ajo e shkel Kushtetutën ma zi se Famir Sejdiu dhe përfundon keq. Jam i sigurt. S’mund ta merr një vendim të tillë, ajo është shkelje e Kushtetuës.” – tha Hasani.