Lajme

Hoti: Kosova duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës që hyri në Shtëpinë e Bardhë, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet të kthehet sa më parë në shtëpinë e presidentit amerikan.

Hoti ka thënë se Shtëpia e Bardhë është dera e vetme ku Kosova duhet të trokas për të siguruar njohje të reja.

“Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se shtatori i vitit 2020 kur ai vizitoi Shtëpinë e Bardhë, nga e cila doli me njohjen e Kosovës nga Izraeli, nuk duhet të jetë momenti i vetëm.

“Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button