Hoti: Nuk ka hapësirë bashkëpunimi në mes LDK-së dhe VV-së, dallimet tona u vërtetuan në vitin 2020

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti mendon se nuk ka asnjë hapësirë bashkëpunim në mes të LDK-së dhe VV-së.
Ai ka bërë me dije se këto dy subjekte politike kanë dallime fundamentale.
Hoti ka thënë se dallimet në mes të këtyre subjekteve politike janë vërtetuar në vitin 2020, kur LDK-ja është dashur të largohet nga koalicioni qeverisës me partin e Albin Kurtit.
“Nuk besoj se ka hapësirë për bashkëpunim mes LDK-së dhe LVV-së pasi dallojmë në fundament në qasjet që kemi sa i përket zhvillimit ekonomik, partneritetit me aleatët, respektimit të rendit kushtetues, respektimit të lirisë së mediave, dialogut e çështje të tjera. Këto dallime janë vërtetuar edhe në koalicionin e shkurtë që kishim në pjesën e parë të vitit 2020, kur u detyruam të dalim nga ai koalicion. Atëherë u kritikuam shumë, por pas katër vitesh janë provuar të vërteta të gjitha arsyet për të cilat ne dolëm nga ai koalicion me LVV-në”, ka thënë Hoti.