Lajme
Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për punën e saj që ka treguar, pasi Sudani sot e ka njohur Kosovën.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për Kosovën.
“Mirënjohës ndaj Sudanit për këtë vendim të drejtë dhe falënderues ndaj Presidentes Osmanit për përkushtimin e saj personal!”, ka shkruar Hoxhaj.