Huthi thotë se sulmi më vdekjeprurës i SHBA-së në Jemen ka vrarë 74 persona

Si pasojë e sulmeve ajrore amerikane në portin e karburantit Ras Isa në Jemen, kanë mbetur të paktën 74 të vrarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi, ky po konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës që nga nisja e fushatës së gjerë ushtarake kundër Houthve muajin e kaluar.
Zëdhënësi i ministrisë, Anees al-Asbahi, ka deklaruar se 171 persona janë plagosur nga sulmet e së enjtes, sipas të dhënave paraprake, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për viktima.
Ushtria amerikane bëri të ditur se objektivi i sulmeve ishte ndërprerja e një burimi të karburantit që përdoret nga grupi militant Houthi, raporton Reuters.
Porti Ras Isa ka një kapacitet magazinimi prej 3 milionë fuçish dhe ishte porti i parë i ndërtuar për eksportin e naftës nga Jemeni, rreth 40 vjet më parë.
Kjo është operacioni më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme që nga ardhja në detyrën e Presidentit Donald Trump në janar, dhe Uashingtoni ka paralajmëruar se do të vazhdojë sulmet derisa Houthit të ndalojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.