Lajme

Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

Ish-luftëtari i UÇK’së, Bujar Haradinaj ka rrëfyer për 7 plagët e marra gjatë kohës së luftës, ku tregon se edhe varri i është hapur pasi nuk dihej se a do të shpëtonte apo jo nga plagët.

Haradinaj tha se fatmirësisht ai sot është gjallë, por se e ka përjetuar rëndë edhe vdekjen e tre shokëve të tij, të cilët thotë se ishin luftëtar të fortë në luftë.

“Jom plagu rëndë unë, dhe më kanë dek 3 djem që i kam pasë më të mirët në luftë. Kom pas dikun 7 plagë prej granathedhësit, një e kam pas në qafë në arterien kryesore. Në atë kohë mu patën hapë edhe varri, se u kon ofensivë. Dy shokët kanë vdek njëri në vend, njëri në spital dhe tjetri më vonë. Të tre janë varrosur. Ramushi ka thonë qelni katër varre, se nuk dihet a po pshton edhe Bujari. Varri ka qenë i hapur, dhe fatmirësisht sot jam gjallë e këtu”, tha ai.

Tutje, ai tregon se si plumbi i snajperistit ia shpoi atij nofullin dhe i doli nga ana tjetër, dhe nuk i dëmtoi asgjë. Këtë ai e quajti fat në fatkeqësi.

“Edhe mjekët kur e kanë shiku kanë thanë se duhet me shkru në libër të Genisit, pasi plumbi i snajperës më ka hyrë këtu, në nofull e qiellz të gojës më ka dalë në anën tjetër, dhe nuk ka dëmtuar asgjë. Fat në fatkeqësi që thojnë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button