Lajme

“Janë zyrtarë publikë” – Prokuroria jep detaje për aksionin “Patenta” ku u arrestuan 11 persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, gjatë hetimeve te vazhdueshme kanë ndaluar dhjetë (10) persona per kryerjen e veprave të ndryshme penale si ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ ‘’Marrja e ryshfetit’’ ‘’Dhënia e ryshfetit’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bastisje njofton Prokuroria se janë kryer në disa lokacione të ndryshme si dhe gjatë aksionit të zhvilluar janë sekuestruar disa prova matriale: armë (kallashnikovë), armë gjuetie, municione, para, telefona celular, shtëpiza të kompjuterëve.

“Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Me kërkese të prokurorit të shtetit, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake për disa muaj janë zbatuar masat e fshehta të hetimit.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve.

“Andaj, Prokurori i shtetit mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button