Kalas: Në Ballkanin Perëndimor, stabiliteti është prioritet

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, sot në një fjalim ku bëri të ditur se i dërguari i ri special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, theksoi se stabiliteti është prioritet i BE-së në Ballkani Perëndimor.
“Në Ballkanin Perëndimor, ne vazhdojmë t’i japim përparësi stabilitetit. Jam e lumtur të njoftoj se sot Këshilli emëroi Peter Sorensen të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kalas në konferencën për shtyp në Bruksel.
Kalas raportoi se ministrat diskutuan një sërë çështjesh urgjente të sigurisë, kryesisht Ukrainën, marrëdhëniet BE-SHBA, si dhe situatën në Lindjen e Mesme.
“Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe sanksione më të forta kundër Rusisë janë dy anët e së njëjtës medalje. Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën është gjithashtu shumë e rëndësishme për sigurinë tonë”, tha Kalas.
Ajo vlerësoi vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për shtrirjen e sajë në Rusi.
Ajo tregoi gjithashtu se BE ka vendosur të japë 30 milionë euro për të ndihmuar Moldavinë të blejë dhe transportojë gaz.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së, Kalas theksoi se Evropa dhe Amerika e Veriut janë “së bashku më të forta dhe më të sigurta”.
Duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme, ajo tha se Brukseli mbështet marrëveshjen e armëpushimit, duke përfshirë rishpërndarjen e misionit civil të BE-së në Rafah për të mbikëqyrur kontrollet kufitare.
Ajo bëri të ditur se sot është arritur një marrëveshje politike për fillimin e lehtësimit të sanksioneve ndaj Sirisë, por edhe se Bashkimi është i gatshëm të ndryshojë kurs nëse situata në atë vend përkeqësohet.