Lajme

Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë e Serbi, në fokus dialogu

Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë muajit të ardhshëm për të dërguar mesazhin e rëndësishëm se të dyja palët duhet të angazhohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Kjo vizitë do të jetë e para e Kallas në këto dy shtete, ku funksioni i saj kërkon një angazhim të drejtpërdrejtë, për të ndihmuar në zhbllokimin e dialogut që ka stagnuar që nga koha kur paraardhësi i saj udhëhoqi këtë proces.

“Dhe më në fund, për Serbinë dhe Kosovën, është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve të tyre është me rëndësi të madhe, dhe për këtë arsye dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë. Ne kemi emëruar një përfaqësues të ri special për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë gjithashtu do t’i vizitoj vendet më vonë në maj”, deklaroi Kallas.

Kallas ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje shumë të rëndësishme, dhe për këtë arsye, dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë pa pengesa.

Ajo konfirmoi gjithashtu emërimin e një përfaqësuesi të ri të BE-së për dialogun dhe njoftoi se do të vizitojë dy vendet në maj.

Pas një konference për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Kallas ka diskutuar edhe për situatën e sigurisë në rajon, duke pranuar se momenti aktual nuk është i favorshëm.

Ajo e theksoi rëndësinë e përparimit në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se “Brukseli ka nevojë për histori suksesi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button