Lajme
Kandiq nderohet me “Çelësin e Qytetit”, Halimi: Me dinjitet i hapi vetes dyert e zemrave të një populli

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Nataša Kandiq, është nderuar të dielën nga Komuna e Prishtinës me çmimin “Çelësi i Qytetit”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi Kandiqit këtë çmim si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe për përkushtimin ndaj drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.
Ndërkohë, drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, vlerësoi lart kontributin e saj.
“Nga zemrat e mëdha dhe mendjet e ndritura shkruhet fati i popujve. Nataša Kandić iu dhurua Çelësi i Qytetit! Ajo që me dinjitet, dije dhe shpirt të madh i hapi vetes dyert e zemrave të një populli!”, ka shkruar Halimi.