Lajme

Kërkesa e re e “Calit”, caktohet Paneli i Kushtetueses për shqyrtim në Hagë

Gjykata Speciale ka njoftuar se kryetarja Ekaterina Trendafilova e ka caktuar Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur në lidhje kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë të cilën e parashtruan Mustafa dhe ZPS-ja.

Specialja njoftoi se gjykatësit Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Piotr Hofmanski do të vendosin në lidhje me këtë kërkesë.

“Gjykatësit Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Piotr Hofmański do të vendosin në lidhje me këtë kërkesë referuese që pason vendimin e Gjykatës Supreme të 25 shkurtit 2025”, thuhet në njoftim.

“Cali” dhe ZPS-ja kërkesat i dorëzuan në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 10 shtator të vitit të kaluar, në të cilin u shqiptua dënimi i ri për Mustafën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button