
Në komentet e tij të para se Kina të njoftonte se do të rrisë taksën e saj për importet amerikane në 84%, Presidenti i SHBA Donald Trump po inkurajon kompanitë të lëvizin në SHBA
Duke shkruar në platformën e mediave sociale Truth Social, presidenti i SHBA thotë: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur KOMPANINË tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Zero tarfifa, dhe lidhje dhe miratime pothuajse të menjëhershme elektrike/Energjike. Nuk ka vonesa mjedisore. MOS PRIT, BËJE TANI!”, shton ai.
Kina ka rritur taksat e saj për importet amerikane në më shumë se 80%.
Tarifat për mallrat amerikane që hyjnë në Kinë do të rriten në 84% nga 34% duke filluar nga 10 prilli.
Rritja vjen si përgjigje ndaj rritjes së fundit të tarifave të SHBA-së për mallrat kineze në më shumë se 100% që filloi në mesnatë.