Lajme

Kjo është pasuria e deklaruar e ministres Albulena Haxhiu

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.

Pasurinë e ka deklaruar edhe tash ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas të dhënave të publikuar nga AKK, Haxhiu ka deklaruar një banesë 82m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortit dhe tokë 6 ari të trashëguar në vlerë 15 mijë euro.

Haxhiu posedon një veturë Seat me vlerë 9700 euro, të blerë nga huaja dhe nga shitja e veturës së vjetër.

Tek të ardhurat vjetore, Haxhiu ka deklaruar se ka marrë 22 mijë e 540 euro nga Ministria e Drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button