Lajme

Komandanti i FSK-së në Turqi – takohet me krerët e ushtrisë turke, diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë takimit me Gjeneral Gürak, palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler.

Postimi i plotë:

Komandanti i FSK-së në vizitë zyrtare në Turqi

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në takimin me Gjeneral Gürak, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, z. Yaşar Güler, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së. Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara.

Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi.

Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe kontributin ndaj sigurisë rajonale e globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button