“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta” – Osmani takohet me Presidentin e Sirisë së lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të parë zyrtar me Presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa, me ç’rast është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve që kanë kaluar nëpër rrugë të dhimbshme për liri.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani ka vënë theksin te ngjashmëritë në përvojat historike të dy popujve.
“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të ndarë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike, duke theksuar se dy vendet ndajnë plagë të përbashkëta.
“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.”