Lajme

KQZ njofton se ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme.

“Të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, deri tani KQZ ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit.

“Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe medieve”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button