Krasniqi: Kosova e izoluar për shkak të papërgjegjësisë së qeverisë Kurti

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në Ditën e Evropës ka akuzuar qeverinë në detyrë të prirë nga Albin Kurti për izolim të Kosovës.
Ajo ka thënë se masat e BE-së janë pasojë e arrogancës së Kurtit karshi aleatëve të Kosovës. 0
“Ndërsa Evropa feston unitetin, Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë në detyrë. Masat ndëshkuese të BE-së janë pasojë direkte e arrogancës dhe refuzimit të bashkëpunimit me partnerët tanë”, ka thënë Krasniqi.
“Kosova ka nevojë për lidership që kupton diplomacinë, partneritetin dhe rëndësinë e dialogut për të ecur përpara në rrugën evropiane. BE nuk është armik – është rruga që kemi zgjedhur. Sot është dita për të reflektuar dhe për të punuar e lobuar për anëtarësim sa më të shpejtë. Integrimi evropian nuk arrihet me inat politik, por me diplomaci dhe përgjegjësi”, ka thënë ajo.