Lajme

Krasniqi: Një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit, sinjal alarmi për demokracinë

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e kuvendit përbën një “sinjal alarmi për demokracinë”.

Sipas tij, kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve.

“Një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë. Kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve. Një tendencë e qartë për përqendrimin e pushtetit në duart e ekzekutivit”, ka shkruar Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button