Botë

Kryeministri i Hungarisë i shkon për në vizitë Vuçiqit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjatë vizitës së tij në Serbi, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në një takim që ky i fundit e përshkroi si “të ngrohtë dhe miqësor”.

Sipas Vuçiq, gjatë ditës u zhvilluan konsultime dhe një dialog strategjik mbi katër fusha kryesore: situatën gjeopolitike dhe politikën e jashtme, ekonominë dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë prodhimin ushtarako-industrial, si dhe partneritetin në fusha të ndryshme të tjera.

Presidenti serb theksoi krenarinë për miqësinë mes dy vendeve dhe për marrëdhëniet më të mira në historinë serbo-hungareze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button