Botë

Kryeministrja italiane arrin në Uashington DC për bisedime me Donald Trump

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka arritur në Uashington për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Arsyeja e kësaj vizite është pasi pritet që Meloni dhe Trump të bisedojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe tensionet tregtare me BE-në.

Që kur Presidenti i SHBA-s Donald Trump vendosi tarifën prej 20% ndaj Bashkimit Evropian, Meloni është liderja e parë europiane që viziton Uashingtonin.

Tarifa tanimë është e pezulluar për 90 ditë, duke i dhënë një mundësi BE-së dhe SHBA-së për të negociuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button