Lajme

Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë, thotë se Plazhi i Madh nuk jepet e as nuk shitet

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi, për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh.

“Të nderuar qytetarë të Ulqinit dhe Malit të Zi, beteja për Plazhin e Madh po vazhdon”, thuhet në videon e postuar nga Nimanbegu në profilin e tij në Facebook.

“Nesër Kuvendi i Malit të Zi, synon të vazhdojë seancën për të votuar për marrëveshjen që është kundër interesave tona. Kështu nesër të mblidhemi para Kuvendit të Mali të Zi dhe të ngrisim zërin tonë, dhe së bashku me OJQ-të ta bëjmë atë që kemi bërë me plazhe tjera”, shtoi i pari i Ulqinit.

Ai theksoi se kundërshtojnë që Plazhi i Madh të betonohet dhe të shndërrohet në geto.

Nimanbegu u bëri thirrje deputetëve që të mos votojnë për këtë marrëveshje, që është kundër interesave të banorëve të atjeshëm dhe dërgoi sinjal të qartë që ky plazh as nuk jepet e as nuk shitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button