Lajme

Kurti dënohet për herë të dytë me 250 euro nga Gjykata pasi nuk shkoi të dëshmojë në Prokurori Speciale

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

KALLXO mëson se kjo është hera e dytë që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori.

Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka folur për rastin.

Gjoba vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.

Pas këtyre veprimeve, Gjykata ka nxjerrë vendim të dytë duke e dënuar Kurtin sërish me 250 euro.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button