Lajme
Kurti nga posta në Leposaviq: Ndoshta me ja çu nga një letër partive opozitare – votone Albulenën

Shtatë herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit sepse Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin nuk i ka votat për të zgjedhur kandidaten Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.
Ndonëse ka punë që t’ia sigurojë votat Haxhiut, Kurti gjatë ditës është shfaqur i relaksuar, të paktën para kamerave gjatë kohës sa shkoi në Leposaviq e Zveçan në një nga zyrat e Postës së Kosovës atje.
Ai tha me shaka: Ndoshta me ja çu nga një letër edhe partive opozitare, votone Albulenën.
Nesër, e martë, sërish do të tentohet zgjedhja e kreut të parlamentit. Nuk dihet nëse me herën e tetë, Vetëvendosje do të arrijë konstituimin e Kuvendit.