Lajme

Kurti: Rënia heroike e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit është Epopeja e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve në Prekaz, ka thënë se Epopeja e UÇK-së i dha hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, ndërsa shtoi se rënia e Adem Jasharit, Bacës Shaban dhe Hamëz Jasharit është kjo epope.

“Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, shpërthyen demonstrata gjithëpopullore dhe solidaritet i paparë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, por edhe gjithandej në mërgatë. Njëkohësisht u vetëdijesua e ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtar e diplomacia botërore”,

“Sot Baca Shaban do të ishte 100 vjeç, e Hamza do të bëhej 75 vjeç, e Ademi 70 vjec. Ata nuk i kemi më fizikisht, por ata kanë vetëm ditëlindje. Ndërkaq vdekja e tyre, rënia e tyre heroike është Epopeja e UCK-së.

“Tash ndonëse nuk e kemi kryekomandantin Adem Jashari, bacën Shaban e Hamzën dhe të gjithë të tjerët që u sakrifikuan para 27 vjetëve, e kemi bacën Rifat që do ta vizitojmë me shtëpinë plotë nipa e mbesa. Por mbi të gjitha e kemi Kosovën Republikë, me demokraci dhe zhvillim”, ka thënë Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button