Lajme

Kurti udhëton drejt Polonisë për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt qytetit Poznan të Polonisë për të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës ndërkombëtare IMPACT 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të jetë pjesë e aktiviteteve të shumta që zhvillohen në kuadër të kësaj konference prestigjioze.

Në mbrëmje, ai do të marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga zyrtarët polakë.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të. Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button