Lajme
Ky është vendimi që u mor për të dyshuarin për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Sot në Gjermani u dënua me burgim të përjetshëm, Huseyin A., i akuzuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Bahri Cani.
Gjykata e Bielefeldit bëri me dije se i akuzuari, bashkë me një person, e kanë planifikuar mirë vrasjen e Nimanit, duke e goditur me 16 plumba, më 9 mars të vitit të kaluar.
I dyshuari për bashkëkryerjen e kësaj vrasjeje gjendet në arrati.
Për burgimin e përjetshëm të të dyshuarit pati kërkesë si nga avokati mbrojtës i familjes Nimani, ashtu edhe prej Prokurorisë së Qarkut.