Lajme

LDK publikon letrën e dërguar Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar të martën mbrëma letrën që ia dërgoi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përgjigje të ofertës së kryeministrit në detyrë për formimin e një koalicioni. Letra pasqyron qëndrimet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shprehu më herët gjatë ditës.

Abdixhiku refuzoi ofertën e Kurtit për bashkëpunim, duke propozuar në vend të kësaj formimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit.

“Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar z. Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente. Kryetari Abdixhiku propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.

Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues. LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend”, thuhet ndër të tjera në letrën e LDK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button