Lajme

Macron e përshëndet Ramën në shqip: Vendi juaj e ka vendin në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mikpritjen gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Macron u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u forcuar dhe se Franca e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë,” shkroi Macron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button