Lajme

“Malësori” nga Gjonaj feston 50 vite veprimtari, kryetari Hodaj: Histori e pastër me sfida dhe shkëlqim

Shoqëria Kulturore-Artistike “Malësori” nga fshati Gjonaj i Hasit ka mbushur plot 50 vite veprimtari, një rrugëtim i gjatë që mishëron kulturën, artin dhe trashëgiminë shpirtërore shqiptare.

“50 vite kulturë, 50 vite art, 50 vite trashëgimi shpirtërore, 50 vite përfaqësim dinjitoz i kulturës dhe traditës së lashtë shqiptare nga krenaria hasjane”, është përshkrimi që i bëhet kësaj shoqërie që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën kulturore të vendit.

Për këtë ka folur edhe kryetari i shoqërisë, Haziz Hoda, i cili tha se kjo është një histori e pastër, me sfida dhe shkëlqime të saj.

“Është një histori e pastër, me shkëlqimet dhe rëniet e saj, mjaft sfiduese sidomos në kohën e paraluftës, por me angazhimin e pjesëtarëve dhe vullnetarëve të devotshëm, ja kemi dalë të mbijetojmë. Megjithatë, pas luftës ka qenë koha e shkëlqimit të saj në të gjitha nivelet”, u shpreh Hoda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button