Lajme
Mbreti suedez uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.
“Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.