Lajme
Mbyllet ndërmarrja ilegale “Serbia Shuma” në Leposaviq

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë ndërmarrë sot një veprim në Leposaviq, duke hyrë në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “Serbia Shuma”.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre dhe kanë marrë kontrollin mbi të.
Ai shtoi se: “Tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet”.
Gjithashtu, sipas Elshanit, në këto hapësira pritet të vendoset ndërmarrja publike kosovare për mirëmbajtjen e pyjeve.
“Policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës”, deklaroi Elshani, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me zhvillimet.