Lajme
Momente interesante nga pritja në Tiranë – Kancelari gjerman habitet kur mëson se Rama ka fituar mandatin e katërt

Në Tiranë sot është duke u mbajtur Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku janë mbledhur liderët e 47 shteteve dhe organizatave evropiane. Ata janë pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një ceremoni zyrtare që nuk munguan as skenat interesante.
Nga ulja në gjunjë për Melonin e deri te përshëndetjet me liderët, atmosfera para nisjes së samitit ka qenë dinamike.
Një nga momentet që ka tërhequr vëmendjen ishte reagimi i kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz, i cili u shfaq i habitur kur mësoi se Rama është në mandatin e tij të katërt si kryeministër.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, ndërsa samiti po cilësohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme për rolin e Shqipërisë në arenën evropiane.