Lajme

Momenti kur sigurimi i EULEX-it ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lejes së përkohshme që iu dha nga Gjykata Speciale.

Pas disa orësh qëndrim në Klinikën Interne, Thaçi u largua për në Hagë.
Ai pati një bashkëbisedim me mjekun, ku pjesëtari i sigurimit të EULEX-it duke i bërë me shenjë ta ndalojë një gjë të tillë.

Thaçit iu është refuzuar tri herë kërkesa që të vijë e ta vizitojë babain e tij në gjendje të rënduar shëndetësore.

Vizita e Thaçit është përshkruar nga Specialja “për shkaqe humanitare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button