Lajme

“Mos u mërzitni”/ Kurti komenton gjobën që mori nga Gjykata e Prishtinës

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka komentuar gjobën prej 250 euro nga Gjykata e Prishtinës për mos paraqitje për invervisitm në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Ai ka thënë para gazetarëve që të “mos mërziten” pasi u pyet për gjobën.

“Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës. Ai tha se gjatë mandatit katërvjeçar shuma e investimeve për çerdhe ka arritur mbi 35 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button