Lajme
Ndahet nga jeta gazetari i Rilindjes, Beqir Shkreli

Beqir Shkreli, gazetari i njohur i gazetës “Rilindja”, shkrimtar dhe një nga intelektualët e shquar të Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të shtunë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu. Ai njoftoi se varrimi i Shkrelit do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Treboviç të Pejës, në orën 13:00.
“Ngushëllime familjes së ngushtë, motrës sonë Sabries, nipit Bardhit dhe mbesës Bardhës, si dhe familjes së gjerë Shkreli. I përjetshëm kujtimi”, ka shkruar Spahiu në rrjete sociale.