Uncategorized

Një grua ka humbur jetën nga zjarri në Shtërpcë

Në një zjarr që kishte shpërthyer herët në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e familjes Millenkoviq në Shtërpcë, ka vdekur M. T. (75), e cila jetonte aty si qiramarrëse.

Sipas komandantit të stacionit policor të Shtërpcës, Dragan Stevanoviq, zjarri është vërejtur nga një patrullë policore duke kaluar aty pari.

“Gjatë aktiviteteve të rregullta, një patrullë policore ka vërejtur tym që dilte nga një shtëpi në lagjen Krstiçine të Shtërpcës rreth orës 06:15. Në vend kanë vërejtur se një dhomë ishte përfshirë nga zjarri, në të cilën u gjet trupi i pajetë i një femre. Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe e lokalizuan zjarrin, si dhe ekipi shëndetësor e cila ka konstatuar vdekjen e gruas, ka thënë Stevanoviq.

Viktima M. T., jetonte vetëm në shtëpi.

Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime në vendngjarje nga Njësia Rajonale e Hetimeve dhe Mjekësisë Ligjore nga Ferizaj, si dhe ekspertët e zjarrfikësve të cilët do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

Trupi i pajetë i gruas së ndjerë do të dërgohet për obduksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button