Lajme
Një muaj paraburgim për shtetasin turk që vrau vajzën

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me incialet M.G., shtetas turk, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Paraburgimi do të zgjasë deri më 5 qershor 2025.