Sport
Një shqiptar në finalen e Ligës së Kampionëve

Kristijan Asllani ka shkruar historinë duke u bërë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar.
Asllani, ndonëse nuk luajti mbrëmë, siguroi kualifikimin me Interin pasi mposhtën Barcelonën 4:3 në “Giuseppe Meazza”.
Me talentin dhe angazhimin e tij, ylli shqiptar ka siguruar një vend në këtë ndeshje madhështore të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Ky moment është një arritje e madhe për futbollin shqiptar dhe një inspirim për të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat e futbollit botëror.
Ai është futbollisti i parë që përfaqëson Shqipërinë dhe që luan në finale. Xherdan Shaqiri është shqiptari i parë që e ka fituar këtë garë, madje dy herë, por ai mbron ngjyrat e Zvicrës.