Lajme

Osmani: Ahtisaari ishte zë i fuqishëm – na mësoi se drejtësia ekziston

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin e saj në Zvicër, ku ka zhvilluar disa takime.

Së fundmi, e para e shtetit po merr pjesë në Seminarin e Trashëgimisë “Martti Ahtisaari” në Gjenevë.

Gjatë fjalimit, Osmani tha se Ahtisari ishte zë i fuqishëm në tavolinat më të rëndësishme, dhe se ai mësoi popullin e Kosovës se drejtësi ekziston.

Shefja e shtetit poashtu tha se Ahtisari përherë do të kujtohet me respekt.

“Lidershipi nuk ka të bëjë me forcë, ka të bëjë me ndjenjat brenda diskutimeve kur shtetit i duhet. Martti Ahtisaari është një nga njerëzit më të dashur për Kosovën. Ai ishte lider se e kuptoi vuajtjen tonë. Presidenti Ahtisari ishte zë i fuqishëm në tavolinat më të rëndësishme. Ai na mësoi se drejtësia ekziston, e kujtojmë përherë me respekt. Kam menduar gjithmonë se kush jemi ne tash si të rritur, ka të bëjë me ekzistencën më të hershme. Gjithkush nga Kosova e di çka do të thotë të ndërtohet e ardhmja nga një jetesë e vështirë e të kaluarës”, u shpreh presidentja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button