Lajme

Osmani falënderon Erdoganin për pritjen: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj turk, Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas.

Ajo thotë se Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë.

Postimi i saj:

Një falenderim i veҫantë për Presidentin Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas, e cila është një platformë e rëndësishme për t`i thelluar raportet tona me aleatët tanë dhe për të krijuar partneritete të reja.

Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ndërtimin e miqësive të reja dhe forcimin e aleancave ekzistuese.

Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button