Lajme

Osmani takohet me presidentin e Kenias: Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës

Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, e ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto, shteti i cili njohu pavarësinë e Kosovës më 26 mars të këtij viti.

Osmani përmes një postimi në X, ka shkruar se me Ruton, ka diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin William Ruto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, theksoi ajo.

Osmani mori pjesë në varrimin e Papa Françeskut, që u zhvillua dje në Romë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button