Lajme
Osmani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në SHBA: Kosova e përkushtuar për anëtarësim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka shkruar se fokusi i takimit ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe roli i rëndësishëm që ka NATO në ruajtjen e paqes.
“Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësimin në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.