Lajme
Osmani uron kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz: Presim forcim të partneritetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kancelarin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Friedrich Merz, pasi ky i fundit siguroi votat e nevojshme në raundin e dytë të votimit për të udhëhequr Qeverinë gjermane.
Në një postim, Osmani ka theksuar se zgjedhja e Merz është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e kontinentit evropian.
“Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.”, ka shkruar Osmani.
Ajo gjithashtu ka vlerësuar rolin e Gjermanisë si faktor kyç në garantimin e unitetit dhe sigurisë së Evropës, duke e konsideruar këtë zhvillim si moment përcaktues për të ardhmen e përbashkët.
