Lajme

Pacolli konfirmon se falë Osmanit, Sudani njohu pavarësinë e Kosovës: E kemi paralajmëruar…

Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kishte paralajmëruar që njohja nga shteti i Kenias, të cilën ai e ndau lajmin me të tjerët, do të sillte edhe njohje tjera.

“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia, si shtet ndër më të fuqishmit në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastic. Urime Kosovë! E përgëzoj edhe presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, ka thënë Pacolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button