Lajme

PDK pas dështimit të seancës: I bëjmë thirrje deputetit Kurti të reflektojë, ta ndryshojë kandidaten

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive për të 19-tën herë radhazi, duke kërkuar nga Vetëvendosje që të ndryshojë qasjen dhe kandidaten për kryetare të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Çitaku tha se PDK-ja ka qenë konstruktive dhe është e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e situatës aktuale politike.

“I bëjmë thirrje deputetit Kurti të reflektojë. PDK-ja ka qenë konstruktive, dhe do të mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit të gjendjes”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk janë aty për të komentuar dëshirat politike të liderit të Vetëvendosjes, por për të vlerësuar realitetin.

“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti, e vlerësojmë realitetin politik, nuk ka shumicë parlamentare. I bëjmë thirrje të reflektojë, ta ndryshojë kandidaten, dhe të ecim tutje”, përfundoi Çitaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button