Policia jep detaje lidhur me bastisjen në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen që ka ndodhur në Mitrovicë të veriut.
Veton Elshani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës se veriut për Klankosova.tv, tha se bastisja ka ndodhur sot në rrugën Kralj Petri, tek ndërtesat e ashtuquajtura “Vampirush”, në hyrjen 2, në bodrum, ka armë.
Bëhet e ditur se gjatë bastisjes në këtë lokacion, policia ka hasur në tre raketa hedhes krahu, dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një gazmaskë dhe një antiplumb.
Ndërsa, Elshani njoftoi se nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin.
“Më datë 07.05.2025, rreth orës 12:50, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në rrugën Kralj Petri, tek ndërtesat e ashtuquajtura “Vampirush”, në hyrjen 2, në bodrum, ka armë. Për të parandaluar asgjësimin apo largimin e provave materiale dhe për shkak të rëndësisë së informacionit, menjëherë kemi shkuar në lokacion. Gjatë bastisjes në këtë lokacion kemi has në; 3 raketa hedhes krahu, 2 helmeta balistike ushtarake, 2 canta ushtarake, 1 gazmaske dhe 1 antiplumb. Nuk ka persona të arrestuar dhe policia është duke punu në identifikim të të dyshuarit apo dyshuarve në këtë rast”, njoftoi Elshani.